Rama në Divjakë, viziton kompleksin më të madh të serrave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Divjakë, kompleksin më të madh të serave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor ku falë mbështetjes së AZHBR në një siperfaqe prej 3.6 hektaresh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidane. Gjatë vizitës në këtë serë ai tha se do të vijojë mbështetja për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim. “mandati i tretë do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim dhe ne do ta arrimë objektivin e 1 miliardë euro eksporte bujqësore në vit”.tha zoti Rama.
Kompania eksporton një pjesë të madhe të fidanave në Perëndim. Numri i të punësuarve në këtë serë është rreth 50 vetë. Pritet që kjo sipërmarrje të zgjerohet edhe më tej falë skemave mbështetëse të qeverisë shqiptare për bujqësinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




