Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me reformën e re Administrativo- Territoriale.
Kreu i qeverisë theksoi se njësitë më të mëdha administrative krijojnë mundësi për akses në një kategori tjetër fondesh të Bashkimit Europian dhe për më shumë investime në territor.
“Është shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj kjo që po bëjmë sot, në radhë të parë për fëmijët tuaj dhe për mirëfunksionimin në shkallë kombëtare të shtetit shqiptar” – tha Rama.
Më tej ai shtoi se, bashkimi i Maliqit me Korçën në një bashki të re dhe të fuqishme, do të krijojë “premisa të reja për zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm si edhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian”.
Reforma e Administrativo- Territoriale synon të rrisë kapacitetet, mundësitë për financim dhe investimet për komunitetet, duke i hapur rrugë një zhvillimi më të madh në të ardhmen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.









