Rama për BILD: BE ka “thyer premtimin” dhe po çon një përçarje në Ballkan

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut që është vendosur për arsye të populizmit.

BE ka “thyer premtimin” dhe po çon një përçarje në Ballkan me “cinizëm politik”. Ai ndihet si në shfaqjen “Në pritje të Godos”, shkruan Rama në një artikull ekskluziv për BILD. Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh!

“Është një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe, shkruan BILD.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme