Rama takim me Mitsotakis: Partneritet i ri strategjik me Greqinë. Të kapërcejmë çështjet e mbartura mes dy shteteve

Politikë | 6 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë, më 22 prill, me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite pune në Athinë.

Në fokus të takimit, bëri të ditur Rama, ishte pikërisht forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëveshja për një partneritet të ri strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryeministri Rama thekson gjithashtu se të dyja palët po punojnë për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve, dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama.

Vizita e Ramës në Athinë vjen në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, ku pritet të zhvillohen takime të tjera me përfaqësues të lartë të politikës dhe ekonomisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme