Rama vizitë në Hungari, pritet në takim nga homologu Viktor Orban

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, vendi i cili mban edhe presidencën e radhës të BE-së. Rama është pritur nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë.
Gjatë vizitës zyrtare pritet që mes Shqipërisë dhe Hungarisë të firmosen disa marrëveshje lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa fusha.
Gjithashtu në fokus të takimeve dhe diskutimeve mes Ramës dhe Orban pritet të jenë çështjet e sigurisë së Evropës pas agresionit rus në Ukrainë si dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Më herët kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka kritikuar BE-në lidhur me politikat e saj të zgjerimit, ku tha se disa vende të Ballkanit presin prej 20 vitesh që të anëtarësohen dhe se premtimi i dhënë atyre nuk po mbahet. Orban tha se procesi i zgjerimit të Ballkanit duhet të përshpejtohet pasi është i rëndësishëm nga pikëpamja gjeopolitike, ekonomike dhe politike për BE-në.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




