Ramaj: PD nuk është në ditët e saj më të mira, lëvizjet në parti nuk i leverdisin

Politikë | 7 muaj më parë

Në emisionin “3D”, avokati Redi Ramaj u shpreh kritik ndaj situatës brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo forcë politike nuk po kalon një periudhë të mirë.

Sipas tij, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ku PS shënoi rritje mandatesh, PD duhet të reflektojë përpara se të ndërmarrë vendime për përjashtime brenda radhëve të saj.

Ramaj theksoi se lëvizjet e brendshme në këtë moment nuk i shërbejnë partisë dhe nuk sjellin përfitim.

“Pyetja e parë që duhet të bëjë Partia Demokratike dhe çdo drejtues i saj, nëse ka mundësinë të përjashtojë njerëz në këto momente, jemi pas një rezultati të zgjedhjeve të vitit të kaluar ku patëm një rritje të mandateve të PS. Partia Demokratike nuk është në ditët e mira të saj, me gjithë përpjekjet dhe optimizmin që kishte rithemelimi për të arritur një rezultat më të mirë dhe në një nivel tjetër. Lëvizja e Salianjit ka treguar që kërkon të bëjë një ndryshim në PD. Të përjashtosh njerëz mendoj që nuk i vlen asnjë partie në Shqipëri, sidomos kur je në një proces zgjedhjesh. Lëvizje sikurse kjo e Salianjit, PD nuk i leverdis për momentin. Mendoja që kjo lëvizje do t’i jepte një lloj fryme demokratizimi brenda partisë. Partia Demokratike vijon të ketë të njëjtat veprime”, tha Ramaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme