Rangnick: Kush i merr vendimet te Manchester United? Shpenzojnë miliona për vendin e 15-të

Angli | 1 vit më parë

Ralf Rangnick, trajneri aktual i Austrisë, ka pasur një përvojë jo shumë të frytshme në karrierën e tij si trajner dhe ishte te Manchester United midis viteve 2021 dhe 2022 si trajner i përkohshëm. Në një intervistë për SPORT, trajneri gjerman komentoi mbi ardhjen e Ruben Amorim, duke u përqendruar në rrugën e ndjekur deri më tani.

“Që kur u largova, ata kanë shpenzuar 700, 800 milionë Stërlina dhe skuadra është renditur e 15-ta. Kanë ndërruar trajnerë shumë herë. Tani është Amorim, i cili është një trajner shumë i mirë, por nëse në fund nuk funksionon, do të vijë një trajner tjetër, me sistemin e tij të ri të lojës ose filozofinë, ai do të sjellë lojtarë të tjerë… Dhe kjo na kthen tek ajo që thamë në fillim për Johan Cruyff. Duhet të jetë dikush që vendos se cili është planifikimi”, theksoi Rangnick.

“Mendoj se duhet të kthehemi në vitin 2013, kur Sër Alex u largua nga klubi. Dhe kur ishte ende atje, ai ishte truri i gjithçkaje. Ai ndoshta solli edhe shumë njerëz të rëndësishëm në klub. Dhe kur u largua, disa nga ata njerëz ndoshta u larguan nga klubi bashkë me të. Që atëherë, mendoj se klubi ka një problem me lidershipin: kush i merr vërtet vendimet dhe pse i marrin ato?”, ka thënë mes të tjerash Rangnick.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme