Raporti vjetor i NATO-s: Prania e KFOR-it në Kosovë, vendimtare për stabilitetin e Ballkanit

“Prania e NATO-s në Kosovë mbetet vendimtare për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor” kështu thuhet në raportin vjetor 2023 të NATO-s, që u prezantua sot (14 mars) në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Në raport thuhet se “NATO mbetet e angazhuar fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, pasi stabiliteti i rajonit ka rëndësi strategjike për Aleancën”.
KFOR-i pati një rol kritik në sigurimin e stabilitetit në Kosovë me rritjet e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në veri, thekson raporti, ndërsa pas sulmeve ën maj dhe shtator u rrit dhe numri forcave të NATO-s në veri.
“KFOR i udhëhequr nga NATO ka vazhduar punën e saj për të ndihmuar në ruajtjen e një sigurie dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Në vitin 2023, KFOR-i luajti një rol kritik në sigurimin e stabilitetit në Kosovë në mes të rritjes së tensioneve dhe rritja e paqëndrueshmërisë në veri. Pas dhunës në maj dhe në shtator, aleatët dislokuan rreth 1000 rezerva në misioni, duke ofruar përforcimin më të madh në një dekade”, thuhet në raport.
Gjithashtu Stoltenberg theksoi edhe rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi si mënyrën e vetme për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit.
“NATO mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu është e vetmja mënyrë për gjetjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, e cila përfiton sigurinë dhe stabilitetin në mbarë Kosovën në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në raport.
Në raport theksohet edhe agresioni Rus në Ukrainë dhe kërcënimet më te cilat u përball bota. Në vitin 2023, NATO u bë më e madhe, ku Finlanda u bë aleate dhe gjatë fillimit të 2024 u pranua edhe Suedia.
“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës vazhdon dhe ka një luftë të re në Lindjen e Mesme dhe aleatët përballen me konkurrencë më të madhe nga shtetet autoritare, duke përfshirë Kinën. Përveç kësaj, ne ende përballemi me një sërë kërcënimesh të tjera për sigurinë tonë, duke përfshirë terrorizmin, sulmet kibernetike dhe ndryshimet klimatike. Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është më e fortë. Në Samitin tonë në Vilnius, ne ramë dakord për plane të reja të forta për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës”, thuhet në raport.
Shpenzimet e mbrojtjes u rritën në 2023 me 11 %, ndërsa Stoltenberg shtoi se “në vitin 2024, presim që dy të tretat e aleatëve të përmbushin ose tejkalojnë objektivin për të investuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje”.
NATO kontribuon për paqen dhe sigurinë në skenën ndërkombëtaren duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhohet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




