Raundi i tretë i regjistrimeve në universitet – Në Korçë ka kuota të lira në shumicën e programeve

Maturantët kanë edhe një tjetër shans të fundit për t’u regjistruar në universitet, pasi prej 10 tetorit e deri më 25 tetor ka edhe një raund të tretë aplikimesh dhe regjistrimesh.
Në universitetin “Fan Noli” të Korçës ka kuota të lira në shumicën e programeve, përveç disave si sportet apo inxhinieria informatike të cilat janë plotësuar.
Një ditë më parë, senati akademik i universitetit “Fan Noli” të Korçës vendosi për mos aktivizimin këtë vit të programit të ekonomisë, ndërsa nuk do të ketë programe të tjera që do të mbyllen.
Deri më tani janë regjistruar 500 studentë në vitin e parë, gati 50 më shumë se një vit më parë, ndërsa priten të tjera regjistrime përgjatë raundit të fundit për këtë vit akademik.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




