Real Madrid rigjen kreun: 2-0 përballë Celta Vigo

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madrid rigjen vendin e parë në klasifikimin e La Liga pas suksesit në shtëpi në përballjen me Celta Vigo: 2-0, me golat e Vazquez dhe Asensio. Kampionët e Spanjës, pa Sergio Ramos, arritën të reagojnë mirë në këtë sfidë, duke shënuar që në minutën e 6-të.

Në fillim ishte Iago Aspas që kishte një mundësi të artë për të shënuar, por gjuajtja e tij u neutralizua nga Nacho. I menjëhershëm reagimi i madrilenëve me Asensio, që ndërton dhe Vazquez që konkretizon. Në pjesën e dytë miqtë marrin një goditje, pasi Aspas u largua i dëmtuar dhe vetëm dy minuta më vonë pësojnë dhe golin e dytë me autor Asensio.

Ky sukses i dërgon madilenët në vendin e parë me 36 pikë, një më shumë se Atletico Madrid, që ka tri ndeshje në dorë dhe me një fitore të dielën përballë Alaves rikthehet aty ku ishte, ne vend të parë. 

Në sfidat e tjera, Villarreal ka arritur të marrë një fitore 2-1 përballë Levante. Barazim 1-1 në derbin mes Betis dhe Sevilla, ndërsa Valladolid ka marrë një fitore 1-0 në fushën e Getafe.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme