“Reforma e 2014 nuk prodhoi rezultate”, qytetarët e Dibrës kërkojnë rishikim të ndarjes administrative
Për qytetarët e qarkut Dibër Reforma Territorile e vitit 2014 nuk ka sjellë rezultatet e pritshme.
Në dëgjesën e Komisionit të Posaçëm ata deklaruan se mungesa e konsultimit me qytetarët në atë kohë ka ndikuar që reforma të krijojë probleme strukturore, sidomos në shërbimet publike dhe përfaqësimin vendor.
“Reformat e juaja po i përqëndrojnë gjithë kapacitetet njerëzore po i përqëndrojnë në qendër. Ne e shemë sistemin pikërisht për të shkatërruar centralizmin demokratik. Të ndërtojmë një rend demokratik. Unë dua shërbimi të kërkojë qytetarin dhe jo qytetari të rend pas shërbimit dhe shërbimi vetëm vjen duke ju larguar”, shprehet qytetari.
“Për çka dëgjojmë lum ne e çka premtoni ju e çfarë është realiteti. Hipoteka prej këtu shkon në Kurbin. Toka duhet kërkuar te e-Albania, zyrat janë dyllos:, shprehet një tjetër.
Prej javësh, anëtarët e Komisionit të Posaçëm po zhvillojnë takime dhe dëgjesa në qarqe të ndryshme të vendit për të mbledhur mendime dhe propozime në kuadër të rishikimit të reformës territoriale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




