Reforma Territoriale- Cikli i konsultimeve publike nis nga Lezha, Mazniku: Vendimmarrja të pasqyrojë nevojat e banorëve
Komisioni për reformën administrativo-territoriale e nisi nga Lezha ciklin e konsultimeve publike, duke synuar të mbledhë mendime nga qytetarët dhe aktorët lokalë mbi mënyrën se si duhet të realizohet kjo reformë.
Bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luciano Boçi theksuan rëndësinë e përfshirjes së publikut, që vendimmarrja të pasqyrojë nevojat reale të banorëve.
“Është një synim që duhet bërë këtu, me njerëzit që e jetojnë çdo ditë këtë çështje. Gjasat janë shumë të larta që në 3-4 vitet e ardhshme Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së dhe kur kjo të ndodhë, ne do të kemi mundësinë të përfitojmë një mbështetje të qenësishme nga BE”, tha Mazniku.
“Nuk mund të jetë produkt politik, por as i marrëveshjeve politike. Kjo është kërkesa e BE-së: autonomi, demokraci, decentralizim”, tha Boçi.
Në takim ishin të pranishëm edhe qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët treguan problematikat e hasura me reformën e vitit 2015.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




