Regjistrimi në universitete, 7 faza 48-orëshe për aplikantët fitues

Sociale | 2 vite më parë

Maturantët e shpallur fitues në programet e studimit ku kanë aplikuar tashmë do të duhet të mbledhin një sërë dokumentesh për të kryer regjistrimin në u-Albania. Do të jenë 7 faza 48-orëshe prej 30 gushtit e deri më 12 shtator në të cilët maturantët do të kenë të drejtën e regjistrimit.

Për të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë kryer aplikimin në raundin e parë prej 16 e deri në 18 shtator do të ketë një raund të dytë aplikimesh, për ti dhënë mundësi edhe maturantëve të vjeshtës apo të tjerëve që nuk kanë aplikuar për arsye të ndryshme, që të përzgjedhin programet e preferuara të studimit në universitetin Fan Noli të Korçës. Janë 23 programe studimi bachelor dhe 7 programe studimi dy vjeçare të cilët mund të përzgjidhen nga kandidatët për studentë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme