Remitancat,BB: Shqipëria një ndër dhjetë vendet përfituese më të mëdhenj

Flukset e remitancave përmes kanaleve dixhitale u rritën gjatë vitit 2020, bën të ditur raporti i Bankës Botërore. Sipas BB, Shqipëria renditet një ndër dhjetë vendet përfituese, më të mëdhenj të remitancave në Europë dhe Azinë Qendrore. “Sa i përket dixhitalizimit të sektorit, raporti tregon se, shumë operatorë kryesorë të transferimit të parave raportuan rritje me dy shifra në shërbimet e tyre dixhitale, në kontrast të fortë me rënien e shërbimeve të tyre të dërgesave të parave. Kalimi nga para kesh në kanale dixhitale duket se ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2020. Të dhënat e fundit treguan se remitancat ndërkufitare u rritën me 65% në 2020 (nga 7.7 miliardë dollarë në 2019 në 12 miliardë dollarë në 2020), duke arritur mbi 1 miliard dollarë në transaksionet e dërguara dhe të marra çdo muaj (Andersson dhe Naghavi 2021, GSMA). Besohet se ka pasur edhe një zhvendosje të gjerë në flukset nga kanalet informale në ato zyrtare në vitin 2020”, citon raporti i publikuar së fundi nga Banka Botërore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




