Reperi amerikan Snoop Dogg mban pishtarin olimpik në Paris

Ndërsa ndërprerja vazhdoi në hekurudhat e Francës, reperi amerikan Snoop Dogg solli buzëqeshjen e tij të njohur në rrugët e Parisit duke mbajtur një pishtar olimpik, shkruan BBC.
Ndërsa flaka digjej fort në majë të pishtarit, këngëtari i “Drop It Like It’s Hot” përshëndeti me dorë kalimtarëve teksa po kalonte pranë Stade de France.
Ju mund të pyesni veten pse njeriu i famshëm amerikan është pjesë e stafetës së pishtarit olimpik, por mos harroni se ai është një trajner i kualifikuar i futbollit amerikan dhe ngriti “Snoop Youth League” në Los Anxhelos për t’i mbajtur të rinjtë larg rrugëve.
Ndërkaq kujtojmë se Los Angeles do të presë Olimpiadën 2028.
Sipas BBC
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



