Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA

Republikanët kanë rifituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke arritur një fitore nga zgjedhjet e mesmandatit që shumë e kishin pritur të ishte një valë e kuqe fitoresh.
Partia më në fund fitoi vendin e saj të rëndësishëm të 218-të në dhomën e ulët të Kongresit, duke hequr kontrollin nga demokratët dhe duke krijuar terrenin për një përballje me Joe Biden në dy vitet e ardhshme të presidencës së tij. Republikanët fituan vendin që u nevojitej për shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve kur distrikti i 27-të i Kalifornisë shkoi te presidenti aktual Mike Garcia. Partia Republikane tani parashikohet të fitojë 218-223 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh, sipas CBS.
Kevin McCarthy, i cili u zgjodh nga republikanët më 15 nëntor si kandidati i tyre për të zëvendësuar demokraten Nancy Pelosi si kryetaren e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka festuar se ka “përmbysur zyrtarisht” dhomën.
Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve është thelbësor pasi do t’u lejojë republikanët të nisin një sërë hetimesh të Kongresit duke filluar nga tërheqja e gabuar e Biden nga Afganistani deri te hetimet dukshëm të politizuara të veprimeve të qeverisë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe aktiviteteve të biznesit të djalit të Biden, Hunter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




