Respektimi i sinjalistikës problem në Shkodër

Sociale | 2 vite më parë

Respektimi i sinjalistikës si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu edhe nga kalimtarët vijon të jetë një problem që nuk po zbatohet në qytetin e Shkodrës

Gjatë një vëzhgimi të bërë vërehet se në shumë raste automjetet kalojnë mbi vizat e bardha në momentin që qytetari nuk e ka mbaruar lëvizjen por në shumë raste edhe qytetarët nuk e respektojnë sinjalistikën.

Qytetarët theksojnë se nuk ndjehen të sigurt teksa kalojnë mbi vijat e bardha.

“Është shumë problem. Sidomos këto muaj vere është më e vështirë pasi ka më shumë ngarkesë sidomos nga kthimi i emigrantëve.

Kthimi i emigrantëve në vendlindje si dhe rritja e turistëve gjatë kësaj periudhe në Shkodër ka shtuar fluksin e qarkullimit në qytet, duke krijuar edhe një situatë  të vështirë sa i takon lëvizjeve si të automjeteve por edhe të kalimtarëve

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme