Revolucioni AI për Kupën e Botës, avatarët 3D të lojtarëve në ndihmë të arbitrave

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Inteligjnca artificiale vjen në ndihmë të arbitrave dhe asistentëve të tyre. Për Botërorin 2026, avatarët në 3D të 1248 lojtarëve do të bëjnë më të qartë shikimin e pozicionit jashtë loje.

Kjo do të arrihet falë siluetave digjitale të afta të kopjojnë pamjen e futbollistëve, duke e bërë atë më reale dhe më të lehtë për t’u kuptuar nga spektatorët e tifozët. Sepse të gjithë do të shohin pamje më të qarta në ekran.

Pierluigi Collina, shefi i arbitrave të FIFA-s, ka bërë të qartë se kjo risi nuk do të zbehë rolin e vijërojtësve, por do të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të sakta. “Do të kemi gjithmonë nevojë, teknologjia do të na ndihmojë, por do të nevojitet gjithmonë ndërhyrja njerëzore për të vendosur, nëse një veprim është i ndëshkueshëm apo jo.

Ky është një suport, shërben për vendime më precize. Skeleti i sportistëve nuk është i njëjtë për të gjithë, natyrisht. Tani do të jetë i personalizuar për gjatësinë, volumin dhe gjatësinë e këmbës”, – ka thënë Collina.

Nuk do të jetë risia e vetme që lidhet me inteligjencën artificiale. FIFA dhe Lenovo kanë lançuar edhe “FIFA AI Pro”, që u ofron trajnerëve dhe lojtarëve një analzië të të dhënave të plota.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme