Rexhep Selimi një zemër për bashkëshorten/ Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së kanë përshëndetur familjarët e tyre, që sot kanë shkuar në numër të madh në ndërtesën e Speciales në Hagë.
Secili prej liderëve të UÇK-së, gjatë kohës që prisnin të hynte në sallë trupi gjykues, kanë parë në anën e majtë të tyre dhe kanë përshëndetur me dorë familjarët.
Rexhep Selimi është parë duke i bërë “zemrën” bashkëshortes së tij, Shqipe Selimi, e cila ishte e pranishme, raporton KosovaPress. Në Hagë sot ndodhet edhe zv.kryeministri, njëherazi Ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca.

Në orën 09:00 ka nisur seanca me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave. Më pas avokatët do të kenë mundësi të bëjnë komentet e tyre lidhur me deklaratat e ZPS-së që janë dhënë të hënën.
Më tej, pas një pauze janë parashikuar deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ata do të kenë ne dispozicion nga 20 minuta secili për të folur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



