Rezultatet e Maturës Shtetërore, gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër synon 10 medalistë

Aktualitet | 1 vit më parë

Me kalueshmëri 98% dhe rritje të notave maksimale, maturantët në Shkodër rezultojnë të kenë patur performancë më të mirë krahasuar me vitin e shkuar në 4 provimet shtetërore.

“Kemi patur një rritje të notës mesatare, mund të themi që kemi një kalim nga 98 përqind në 99 përqind në provime të ndryshme”, tha Brisela Kadija, drejtore, ZVA Shkodër.

Jo vetëm më shumë ekselentë, por këtë vit ky gjimnaz synon të ketë plot 10 medalistë ku 8 prej tyre tashmë janë konfirmuar.

“Është një rezultat që na vë para përgjithësive. Nga viti në vit, numri i medalistëve është rritur. Kemi filluar nga 2022-2023 me 4 medalistë, kemi vazhduar me 2023-2024 me 5 medalistë, dhe aktualisht kemi 8 medalistë, ndërsa dy po presim rikorrigjimin dhe shpresojmë të behët numri 10 nxënës”, tha Edlira Gjylbegu, Zëvendësdrejtore, Gjimnazi “28 Nëntori”.

Gjimnazi “28 Nëntori” në 4 provimet ka patur kalueshmëri 100% ndërsa rezultatet më të mira ishin në provimin me zgjedhje ku nga 200 maturantë, 111 prej tyre morën notë 10-të.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme