Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë.
Aktualisht, në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.
Ndërkohë, janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat po drejtohen drejt zonës me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës, ndërsa ndërhyrja po vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




