Rikonstruktohen 50 shkolla në Shkodër, së shpejti nisin punimet te “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”

Sezoni veror ka qenë një periudhë pune për Drejtorinë e Menaxhimit të Objekteve Publike, ku janë kryer punime në 50 objekte arsimore në territorin e Bashkisë Shkodër.
Drejtori i kësaj ndërmarrje, Gjozef Kulla në një intervistë për mediat ka bërë me dije edhe planin e ndërhyrjes me qëllim përmirësimin e infrastrukturës
“Janë bërë ndërhyrje dhe do bëhen ndërhyrje, gjatë verës janë mirëmbajtur 50 shkolla. Do bëhet instalimi i 3 kaldajave të shkollës dhe ndërtimi i 7 fushave sportive, shtrimi i oborreve të 4 shkollave të tjera. Në si drejtori do vijojmë punën edhe gjatë vitit shkollor duke kërkuar dhe bashkëpunimin me stafin mësimor për sensibilizim të nxënësve për mirëmbajtjen e ambineteve”, tha Kulla.
Nga ana tjetër, Kulla ka ndarë edhe lajmin për nisjen e shpejtë të punimeve të rikonstruksionit të plotë të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”. Në përfundim, ai ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




