Rikonstruktohet rruga “Trush i poshtëm”, aksi 2.2 km shërben si alternative me Velipojën

Kjo është rruga “Trush i poshtëm” e cila shërben jo vetëm për lidhjen e fshatrave në njësinë Bushat në Vau Dejës por edhe si rrugë alternative me zonën turistike të Velipojës. Si rezultat I bashkëpunimit mes këshillit të qarkut Shkodër dhe Bashkisë Vau Dejës, rruga po rikonstruktohet.
Rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e banorëve të zonës thotë administratori
Gjatësia e rrugës është 2.2 km dhe do shërbejë për lidhjen e banorëve me Velipojën vecanërisht gjatë verës kur edhe trafiku është më I rënduar.
Gazetar: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




