Rikthehet gripi në Gjirokastër, shkak ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave

Sociale | 2 vite më parë

Ndryshimi i papritur i motit ka reflektuar edhe në situatën shëndetësore në Gjirokastër.

Këto ditë shtatori janë shfaqur edhe rastet e para të gripit, të cilat janë shënuar kryesisht te fëmijët dhe moshat mbi 50 vjeç.

Rekomandimet që vijnë nga bluzat e bardha janë disa duke nisur që nga mënyra sesi duhet të vishemi e deri te përdorimi  i suplementeve.

“Duke qenë se nga temperaturat 30 gradë kemi arritur në 17 gradë, është një ulje e menjëhershme në organizmin e njeriut. Janë shfaqur simptomat e para me simptoma të lehta deri më tani.

Veshjet të jetë e përshtatshme për këtë periudhë, kryesisht fëmijët mos të djersiten shumë. Suplemente me vitamina sikurse C dhe D me zink  janë shumë të rëndësishme, shprehet mjekja.

Mënyra më efikase për tu mbrojtur nga virozat gjatë stinës së ftohtë që presim është aplikimi i vaksinës antigrip, e cila këshillohet që të kryhet gjatë muajit tetor.

Ajo rekomandohet kryesisht për moshat e treta dhe pacientët me sëmundje kronike.

Y.Ponde              


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme