Rikthehet në qeli ish-prokurori, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Sali Hasën

Shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme vendosi të rikthejë në qeli ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Togat e zeza të Apelit të GJKKO-së rikonfirmuan vendimin e shkallës së parë, duke dënuar përfundimisht ish-prokurorin me 2 vite e 4 muaj burg.
Ai u dënua për korrupsion, me ndryshimin që pjesën e mbetur të dënimit ta vuajë në qeli dhe jo në shërbim prove.
Shkalla e parë e dënoi Sali Hasën me 28 muaj më 31 maj të vitit 2022, por ai qëndroi një vit në paraburgim dhe pjesa e mbetur iu la 4 vite shërbim prove.
Me vendimin e Apelit, ish-prokurori do të kthehet në burg për të vuajtur edhe rreth 10 muaj të tjerë.
SPAK faktoi se Hasa ishte përfshirë në një rast, ku kishte pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me ish-prokurorin u vunë në pranga edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




