Rindërtimi, fonde buxhetore për tre vite në vijimësi/ Denaj: Financojmë 65 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se për programin e Rindërtimit qeveria parashikon të financojë 65 miliardë lekë të shtrirë në tre vitet në vijim.
Gjatë një konference për shtyp Denaj theksoi se “programi i Rindërtimit parashikon fonde buxhetore për tre vite në vijimësi. Është një fond i trashëgueshëm për të siguruar që këto fonde nuk janë në formën më klasike të mundshme dhe mund të zhvendosen nga njëri vit në tjetrin. Por në tre vjet ato do të lëvrohen në disbursim në pagesë”.
Denaj tha se, pandemia nuk e ka penguar punën për të gjitha procedurat.
“Ky vit ka qenë vit i vështirë, sepse procedurat kërkojnë jo vetëm kohë por kërkojnë vëmendje dhe një pjesë e mirë në periudhën e pandemisë ka qenë limituese për të gjithë, e megjithatë ne besojmë se një fond i konsiderueshëm do të disbursohet këtë vit”, u shpreh Denaj.
“Kemi realizuar informacionin e para një muaji që ka qenë në masën 30%. Nuk besoj se do të shkojë në masën 100% disbursimi, sepse ka edhe pak ditë që të mbyllet ky vit. Vështirësitë që lidhen me procedurat të cilat do të kërkojnë kohën e tyre nuk do të pengojnë fondet për t’u alokuar në vijim”- deklaroi ajo.
Angazhimi i qeverisë është i plotë për një fond prej 65 miliardë lekë në tre vite për Rindërtimin”- deklaroi Denaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




