Rindërtimi, Kryeministri Rama poston video nga puna për ndërtimin e lagjes së Rilindjes në Vaqarr

Ekonomi | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit fokusin kryesor të punës së tij e ka pasur tek procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.
Këtë të martë kryeministri e ka nisur me një video nga puna për ndërtimin e lagjes së Rilindjes në Vaqarr pas dëmtimit nga tërmeti.

“Mirëmëngjes  me këtë vështrim nga lagja e Rilindjes së Vaqarrit ”, shkruan Kryeministri  Rama.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kreu i qeverisë i shoqëruar dhe nga ministri për Rindërtim ka inspektuar dhe ka dorëzuar çelësat e disa banesave të mbaruara në Ndroq dhe në Manzë të Durrësit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme