Rocco Vata, në radarët e Bologna-s

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Bolonja vazhdon të kërkojë në treg lojtarin e duhur për të zëvendësuar Jonathan Rowe. Klubi kuqeblu po vlerëson disa mundësi për të kompletuar linjën ofensive.

Mes lojtarëve që po monitorohen është edhe  Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vatës, i cili aktualisht është pjesë e Watford.

Vata, i lindur në vitin 2005, është një talent që po ndiqet nga disa klube evropiane dhe do të përfaqësonte një investim të vlefshëm për të ardhmen.

Ndërkohë, emrat e tjerë në listë janë Samuel Mbangula, një sulmues anësor i lindur në vitin 2004, pjesë e Werder Bremen dhe Albert Gudmundsson, lojtari islandez në pronësi të Fiorentina-s.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme