Roja Bregdetare Amerikane publikon raportin për shpërthimin e nëndetëses Titan

Amerikë | 1 vit më parë

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara (USCG) ka publikuar raportin për shpërthimin tragjik të nëndetëses Titan, që ndodhi në qershor 2023 pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Hetimi dyvjeçar zbuloi se shkaku kryesor i shpërthimit ishte mos ndjekja e protokolleve të përcaktuara inxhinierike për sigurinë, testimin dhe mirëmbajtjen e nëndetëses.

Në katastrofë humbën jetën pesë persona, përfshirë tre pasagjerë, drejtuesin ekzekutiv të OceanGate dhe pilotët.

Hetimi përfshiu dëshmi nga ish-punonjës të kompanisë dhe ekspertë, si dhe shqyrtimin e mbetjeve të nëndetëses. Raporti synon të parandalojë përsëritjen e fatkeqësive të ngjashme në të ardhmen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme