Ronaldo dhe Georgina në krizë? Në Portugali janë të bindur: Cristiano

Gosip | 4 vite më parë

Thashethemet ndjekin njëri-tjetrin dhe pavarësisht se Cristiano Ronaldo dhe gruaja e tij Georgina shfaqen në rrjetet sociale më të afërt se kurrë, në Portugali zërat për një krizë po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Për këtë foli ‘Noite das Estrelas’, një program televiziv që transmetohet në rrjetin CMTV dhe për këtë rast pyeti psikologun Quintino Aries, të cilit iu kërkua të analizonte qëndrimin e çiftit në javët e fundit: “Qëndimet e fundit të Ronaldos tregojnë dy gjëra: se jeta e tij personale nuk është në një moment të lumtur dhe se sa më shumë që distancohet nga e ëma, Dolores Aveiro, aq më pak i qetë është”.

Jo vetëm kaq, fjalën e tij e ka thënë edhe gazetari Daniel Nascimento, i cili shton: “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet që Cristiano-s ka filluar ta shohë këtë histori si jo shumë argëtuese. Gjithçka që ajo bën është të shpenzojë, të shpenzojë dhe të shpenzojë. Dhe më e keqja, ajo mendon se i përmbush standardet e Cristianos. Ajo po e vendos veten në një piedestal dhe kjo nuk i pëlqen aspak sulmuesit”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme