Ronaldo i thotë Neymar: Të them të kthehesh më i fortë!

Një mbrojtës i jashtëzakonshëm për Neymar. I izoluar në dhomën e tij të hotelit në Doha për shkak të Covid-it, që e detyroi të shikonte Brazil-Serbi në TV, Fenomeni Ronaldo doli publikisht në anën e O’Ney-t kundër kundërshtarëve të tij. “Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë – shkroi ai në një postim në Instagram – Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës, megjithatë, që ke mbërritur ku ke mbërritur, për suksesin që ke pasur, të ka goditur zilia dhe keqdashja, deri në atë pikë sa dikush feston dëmtimin e një ylli si ti. Ku jemi tani? Çfarë bote është kjo? “.
Dhe përsëri: “Ka pasur gjithmonë njerëz që kanë bërë tifo kundër, por është e trishtueshme të shohësh një shoqëri që shkon drejt banalizimit të intolerancës dhe pranimit të fjalëve të urrejtjes… Dhe në ndryshim nga kjo dhunë verbale me fuqi shkatërruese, sot unë të them: kthehu më i fortë! Mos u jep kënaqësi frikacakëve dhe ziliqarëve. Shijo dashurinë që vjen nga pjesa më e madhe e vendit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



