“Rozafa”, fluks edhe në vjeshtë – Turistët e huaj: Shumë tërheqëse kalaja, pamja nga lart fantastike

Sociale | 2 vite më parë

Kalaja Rozafa, objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës vazhdon të ketë një numër të lartë vizitorësh edhe në muajin tetor. Vizitorët mund të shijojnë arkitekturën, muret mbrojtëse dhe panoramën e bukur që ofron nga lartësia. Këtë të Premte kalaja ishte e mbushur me vizitorët e shumtë, shumica të huaj të cilët e vlerësojnë këtë monument historik.

“Jam nga Kroacia, kam ardhur guidë me një grup turistësh francez. Nuk është hera e parë që un vij në Shkodër, por hera e parë që vizitoj kalanë dhe me të vërtetë qënka shum bukur. Shkodra është qyteti im i preferuar, impresionues”, u shpreh një turist.

“Unë vij nga Izraeli, sa kemi mbërritur në Shkodër dhe vizituam kalanë, shumë bukur, hera e parë që vizitojmë Shqipërinë”, një turist tjetër.

“Edhe unë jam nga Izraeli, kemi ardhur sot direkt në Shkodër, pamja që të ofroj kalaja nga lart qenka shumë këndshëm”, u shpreh një turist.

Nuk munguan as nxënësit e gjimnazeve nga qytetet të Shqipërisë që kishin ardhur ekskursion me shkollat.

Kalaja e Rozafës është një nga monumentet më të njohura historike në Shqipëri. Kjo kala ka një histori të lashtë që shkon deri në periudhat ilire e romake.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme