Rrezikoi pushuesit me mjetin lundrues- Lamallari: Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, ta gëzojë gjobën prej 5 mln lekësh
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të rrezikshëm të evidentuar në plazhin e Dhërmiut, ku një mjet lundrues ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se autoritetet nuk do të tolerojnë më sjellje të tilla të papërgjegjshme gjatë sezonit turistik.
“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla”, tha ministri Lamallari.
Sipas tij, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë bregdetin shqiptar. Lamallari bëri të ditur se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme nga Velipoja deri në Ksamil, me fokus identifikimin dhe ndëshkimin e çdo mjeti lundrues që futet në hapësirat e ndaluara apo krijon rrezik për qytetarët në plazhe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



