Rreziku nga bombolat e gazit, specialistët rekomandojnë rimbushjen e tyre në pika të autorizuara

Sociale | 2 vite më parë

Përdorimi i bombolave të gazit nga familjet dhe bizneset edhe pse është i ndaluar me ligj, përsëri vijojnë të mbushen në pikat e karburanteve. Shefi i zjarrfikëses Përmet Ferdinand Lipe  bën të ditur se herë pas here ushtrohen kontrolle  nëpër pikat e ndryshme të karburanteve pasi në rast se bombolat nuk i nënshtrohen kontrolleve  të kolaudimit  rreziku që të shpërthej është shumë i lartë .

“Problem për zonat urbane, është përdorimi i bombola të zjarrit. Kemi bërë kontrolle në pikat e karburantit sidomos mbushja e bombolave. Jemi munduar ti paralajmërojmë”, tha Shefi i zjarrfikëses Përmet Ferdinand Lipe .

Çdo shërbim që kryejnë qytetarët apo bizneset për mbushjen e bombolave të gazit duhet të kryhet në pikat e autorizuara ,shtoj ndër të tjera Lipe.

 Jo rrallë herë janë shkaktuar incidente nga mbushja e bombolave të gazit .Por  sipas burimeve të marra në zonën e Përmetit  për këtë vit nuk ka pasur  asnjë incident të shkaktuar nga përdorimi I bombolave të gazit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme