Rreziku nga lëndët piroteknike, Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër intensifikon kontrollet
Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër, gjatë këtyre ditëve, ka shtuar kontrollet në subjekte që tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarre, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.
“Si çdo vit, edhe këtë vit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ne ushtrojmë kontrolle në gjithë pikat e magazinimit, supermarketet për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike. Gjatë kontrolle të ushtruara, kemi konstatuar se në supermarketet e vendit tonë nuk kemi gjetur lëndë piroteknike”, deklaroi Aurela Cani, Shefe parandalimi në Shërbimin Zjarrfikës, Gjirokastër.
Për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët, Shërbimi Zjarrfikës bën me dije se këto subjekte do të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
“Inspektimi do të vijojë edhe në marketet që janë më të vogla sepse zakonisht janë dyqanet e vogla ato të cilat bëjnë tregtimin e lëndëve piroteknike. Në pikat e mëdha siç janë supermarketet dhe pikat e magazinimit nuk kemi konstatuar apo gjetur lëndë piroteknike”, shtoi Cani.
Tregtarëve dhe qytetarëve ju bëhet apel të respektojnë rregullat e sigurisë dhe të shmangin përdorimin e pakontrolluar të mjeteve piroteknike.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




