Rriten aplikimet për subvencionet direkte në bujqësi

Aplikimet e fermerëve shqiptarë për subvencione direkte nëpërmjet skemave mbështetëse të bujqësisë këtë vit janë rritur ndjeshëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë numri i total i aplikimeve arriti në 68,647 aplikime nga 58,039 që ishte numri i tyre në 2022, ose 18 përqind më shumë.
Aplikimet më të lartë edhe këtë vit janë për përfitimin e naftës falas.
Në total aplikimet për përfitimin e kësaj mase janë 54,691 nga 46, 912 aplikime që pati në 2022.
Më shumë aplikime këtë vit pati në Fier me 16,897 aplikime dhe Korça me 10,974 aplikime.
Skema për përfitimin e naftës falas filloi zbatimin për herë të parë në 2021.
Për subvencionet e blegtorëve për rritjen e bagëtive të imta dhe gjethit aplikimet këtë vit janë 23% më të larta se vitin e kaluar.
Numri më i lartë të aplikimeve nga blegtorët rritës së gjethit janë në qarkun e Fierit me 607 aplikime dhe për bagëtitë e imta në qarkun e Gjirokastrës me 996 aplikime.
Për bletarinë për 2023, janë bërë 3,899 aplikime, kryesuar nga qarku i Korçës me 651 aplikime.
Në krahasim me vjet aplikimet për bletarinë janë shtuar 33%. Për mbarështimin e bletarisë fermerët do të subvencionohen në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.
Edhe për këtë vit skema mbështeste fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar. Krahasuar me vjet aplikimet për këtë masa janë rritur rreth 41%. Aplikimet më të larta për ferma organike ishin në Fier me 85 aplikime.
Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve.
Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




