Rriten sipërfaqet me misër në Libohovë, Bashkia investime ne kanalet vaditëse dhe rezervuarë

Bashkia e Libohovës, gjatë kësaj periudhe që fermerët përkujdesen për kulturën e misrit po ndërmerr të gjitha masat për t’ju ardhur në ndihmë me vaditjen e tokave bujqësore.
Sipas specialistit të Bujqësisë në këtë bashki Filip Zera vëmendja kryesore është drejt kësaj kulture e cila zë në Bashkinë e Libohovës rreth 220 hektarë tok.
Rezervuarët janë të mbushur në kapacitet normal për të përballuar të gjithë nevojat e fermerëve pohon specialisti Zera megjithatë nuk kanë munguar edhe problematikat e vogla për të cilat janë marrë masat e nevojshme në kohë.
“Zona problematike në zonën tonë, ka shumë pak pasi janë përballuan me sukses”, tha Zera.
Veç misrit në Bashkinë e Libohovës, fermerët kultivojnë edhe kultura të tjera bujqësore si ullinjtë drufrutorët, perimet e të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




