Rritet numri i vizitorëve në parkun arkeologjik të Antigone-Adrianopulit

Aktualitet | 2 vite më parë

Parku arkeologjik Antigone-Andrianopol, është një nga destinacionet më të rëndësishme historike në jug të Shqipërisë. Ai ka tërhequr vëmendjen e  një numri të madh vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik të këtij viti. 

I vendosur në njësinë administrative Antigone, pranë qytetit të Gjirokastrës, ky park që është dëshmi e një qytetërimi të lashtë, duke ofruar një pasqyrë unike mbi jetën dhe kulturën e shekujve të kaluar është vizituar nga më shumë se 3 mijë vizitorë.

Drejtuesi i parkut Shkëlqim Guçe i tha RTSH se Antogoneja nuk ka sezon turistik, por funksionon gjatë gjithë vitit.  Në krahasim me vitin e kaluar parkun e kanë vizituar më shumë se 1000 vizitorë.

Çdo vit në këtë sit arkeologjik sipas drejtuesit Shkëlqim Guçe ka edhe risi për vizitorët të cilat ju ofrohen atyre nëpërmjet agjensive turistike.

Në park arkeologët vazhdojnë gërmimet dhe ofrojnë të rejat më të fundit për grupet e vizitorëve. 

Si një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e lumit Drino, parku arkeologjik  i Antigones  po i jep përparësi gjithë zonës së Lunxhërisë për tu vizituar nga turistët.

Gazetare Boralda Gjyli

/  rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme