Rritet siguria për drejtuesit e SPAK, shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Aktualitet | 8 muaj më parë

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas raportimit të gazetares Flutura Tota për RTSH, kryetarit aktual të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i janë shtuar dy truproja, duke e çuar në tetë numrin total të efektivëve që kujdesen për mbrojtjen e tij personale.

Ndërkohë, edhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale.

Shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po heton një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur në fokus figura të ndryshme të botës së krimit. Vendimi synon rritjen e mbrojtjes për prokurorët dhe drejtuesit e kësaj strukture gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme