Rritet tregu i këmbimit valutor, por edhe kontrolli ndaj tij

Ekonomi | 4 vite më parë

Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2022, janë hapur 56 zyra të reja duke e çuar në 583 numrin e tyre.

Po sipas këtyre të dhënave në vitin e kaluar janë revokuar 29 licenca të zyrave egzistuese, një shifër rekord sa i përket revokimit të licencave. 

Duke e konsideruar tregun e këmbimit valutor ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, Banka e Shqipërisë ka rritur edhe numrin e kontrolleve. 

Gjatë vitit 2022 ajo kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte. 

Edhe Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka kryer një numër të lartë inspektimesh. Disa subjekte janë dënuar me gjoba për një vlerë totale prej rreth 7 mijë dollarësh.

 

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme