Rritja e pensionit të pleqërisë

Nga 1 korriku, siç edhe ishte parashikuar, pensionet do të kenë një koefiçient të ri të ideksimit të pagave për efekt të masës fillestare të pwrfitimit. Masa e rritjes së koefiçientit për këtë vit, është 13.5% .
Ky koefiçient do të aplikohet për të gjithë personat e siguruar që dalin në pension pas 1 korrikut 2024.
Të gjithë këta persona që u lind kjo e drejtë do të rishqyrtohen nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Korçë dhe diferenca për muajin gusht dhe korrik, do të përfitohet në muajin shtator 2024
Në Qarkun e Korçës aktualisht numërohen mbi 65 mijë pensionistë.
Gazetare Geralda Sali
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




