RTSH siguron videon e arrestimit të vëllait të Eduart Ndrecës

Aktualitet | 3 vite më parë

Radio Televizioni Shqiptar ka siguruar videon e momentit të arrestimit të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca.

Armando Ndreca u arrestua të mërkurën e 10 prillit nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës.

Në video vihet re momenti kur Ndreca, i veshur me një bluzë ngjyrë blu, prangoset nga forcat e policisë.

Eduard Ndreca, së bashku me dy persona të tjerë dyshohet se ishte përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit. Në aksionin antidrogë të ndërmarrë të mërkurën, Policia zbuloi në fshatin Kashnjet të Lezhës, një stan të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Në stan ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba, ndërsa në të ishin kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë eklektike.

Në pranga përfunduan edhe Armel Nikdukaj, 27 vjeç,  Elvis Shpellzai, 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme