Rubio: Pas sulmeve të SHBA-së, Irani ndodhet shumë larg prodhimit të armëve bërthamore

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se tashmë Irani është shumë larg prodhimit të armës bërthamore pas sulmeve amerikane.
“Rrjedhjet e inteligjencës janë një nga gjërat më frustruese kudo”, tha Rubio lidhur me raportimin e CNN për një vlerësim të hershëm të inteligjencës se sulmet amerikane nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit dhe me shumë gjasa e kthyen atë vetëm me muaj prapa.
Rubio shtoi se inteligjenca shpesh “karakterizohet gabimisht”.
“Programi (bërthamor i Iranit) sot ndodhet shumë larg nga ku ishte një javë më parë. Është në një gjendje shumë më të keqe sot sesa ishte një javë më parë për shkak të veprimeve të SHBA-së dhe për shkak të disa veprimeve që ndërmorën izraelitët. Pra, në fund të fundit, ata janë shumë më larg një arme bërthamore sot sesa ishin përpara se presidenti të ndërmerrte këtë veprim të guximshëm”, tha ai, duke shtuar se “dëme shumë të rëndësishme dhe të konsiderueshme” iu shkaktuan një “larmie komponentësh të ndryshëm”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




