Rumania ngre padi zyrtare ndaj vëllezërve Tate, akuzohen për trafikim të të miturve, pastrim parash dhe shfrytëzim seksual

Europë | 2 muaj më parë

Prokurorët në Rumani kanë ngritur zyrtarisht padi ndaj influencuesit të njohur të mediave sociale, Andrew Tate, dhe vëllait të tij, Tristan Tate, pas hetimeve disavjeçare të zhvilluara nga njësia kundër krimit të organizuar, DIICOT.

Sipas aktakuzës së bërë publike, Andrew Tate akuzohet për trafikim të të miturve, pastrim parash, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe manipulim të dëshmitarëve, ndërsa vëllai i tij, Tristan, akuzohet për bashkëpunim. Duke detyruar rrethanat e hetimit, autoritetet theksuan se “Tates i rekrutonin viktimat e tyre duke pretenduar në mënyrë të rreme se kërkonin një lidhje ose martesë, dhe më pas i detyronin të prodhonin përmbajtje pornografike për një biznes kamerash interneti”.

Ndër rastet më të rënda të dokumentuara, DIICOT bëri me dije se “një nga viktimat e Andrew Tate ishte vetëm 15 vjeç kur ai e joshi atë në Britani në vitin 2012 dhe më pas e transferoi në Bukuresht”, ku u deturua të prodhonte materiale përmes dhunës fizike dhe kërcënimeve.

Sipas prokurorëve, vëllezërit përvetësuan rreth 1.25 milion dollarë nga fitimet e gjeneruara nga shfrytëzimi i viktimës, fonde të cilat më pas u përpoqën t’i pastronin përmes blerjes së katër makinave luksoze.

Vëllezërit Tate, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë amerikane dhe britanike, u arrestuan në Miami në fund të muajit korrik pas një kërkese ekstradimi nga Britania nën akuza për përdhunim. Lidhur me mundësinë e ekstradimit nga SHBA-ja drejt Rumanisë, zëdhënësi i DIICOT tha se kjo mbetet ende për t’u përcaktuar qartë, ndërkohë që çështja do të kalojë fillimisht në një dhomë paraprake gjykate për verifikimin e ligjshmërisë së dosjes.

Nga ana e tyre, vëllezërit Tate dhe mbrojtja e tyre ligjore kanë mohuar çdo shkelje. Avokati rumun i vëllezërve, Eugen Vidineac, deklaroi se “ne do të shqyrtojmë çdo aspekt të aktakuzës me të njëjtin nivel shqyrtimi dhe do të kundërshtojmë çdo mangësi provuese, procedurale ose ligjore përmes procesit të duhur gjyqësor”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme