Runi akuzon lojtarët e Junajtid: Disa mund të luajnë, por hiqen

Mançester Junajtid është në një krizë të thellë, por lojtarët nuk po bëjnë atë që duhet për të shpëtuar emrin e klubit. Uejn Runi ka analizuar situatën në kampin e “Djajve të kuq” duke akuzuar kryesisht lojtarët.
“Disa prej lojtarëve duhet të dalin përpara pasqyrës dhe të pyesin veten çfarë po bëjnë. Trajneri i tyre del në konferenca për shtyp dhe i akuzon për sjellje jo të përshtatshme në fushë duke i konsideruar si jo të denjë për fanellën e Junajtid, pra për ata duhet që jetë një ofendim i madh. Nëse mua do të më kishtë thënë trajneri të njëjtën gjë nuk do ta kisha lënë që të sqaroheshim në fund të sezonit”, tregon Uejn Runi.
Ish-sulmuesi shpjegon se një tjetër aspekt ku lojtarët e Junajtid po tregohen jo profesionistë është edhe ai në lidhje me infermierinë. “Mendoj se shumë prej lojtarëve, të cilët thonë se janë të dëmtuar mund të luajnë fare mirë 90’. Unë mendoj se një lojtar edhe nëse ndjen dhimbje duhet të sakrifikojë diçka për të qenë në fushë, por lojtarët e Junajtid nuk bëjnë as sakrificën më të vogël. Madje historia e dëmtiemve është një justifikim për të mos luajtur”, shtoi dozat e akuzave Runi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




