Rusia dënon me 16 vite burg gazetarin amerikan

Botë | 2 vite më parë

Gazetari amerikan, Evan Gershkovich është dënuar me 16 vjet burg pasi u shpall fajtor për spiunazh në një gjyq që shihet gjerësisht si i motivuar politikisht.

Gazetari i Wall Street Journal u arrestua dhe u ndalua fillimisht në mars  të vitit 2023, pasi Rusia pretendoi se ai kishte “mbledhur informacion sekret” me urdhër të CIA-s.

Prokurorët rusë kishin pretenduar se ai kishte mbledhur informacione sekrete me urdhër të CIA-s për një kompani që prodhon tanke për luftën e Moskës në Ukrainë.

Gazetari i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe në një deklaratë të enjten Wall Street Journal e quajti gjyqin një “mashtrim të turpshëm”.

Uashingtoni akuzon Rusinë se e mban atë si mjet pazaresh, për t’u përdorur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve me shtetas rusë në burgjet e huaja./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme