Rusia me shifra të frikshme pandemike, më shumë se 28 mijë raste të reja

Botë | 6 vite më parë

Rusia ka raportuar një shifër shumë të lartë të rasteve të reja mëngjesin e kësaj të premtje.

Sipas the Guardian, në Rusi janë raportuar 28.552 raste të reja me Covid-19, prej të cilave 6.937 vetëm në Moskë.

Shifra e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 2.7910.220.

Autoritetet kanë thënë se janë rregjistruar në 611 viktima, duke e çuar numrin e tyre në total 49.762.

Mediat ruse shkruajnë se Rusia ka 19.123 raste aktive për 1 milion banorë dhe 341 viktima për 1 milion banorë, duke u kthyer një ndër vendet më të prekur aprej pandemisë, transmeton oranews.

Sakaq Rusia po punon edhe me vaksinimin e popullatës në tërësi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme