Rusia pretendon se Perëndimi ka miratuar planin e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë veprimi

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Ryabkov pretendon se liderët perëndimorë i kanë dhënë Kievit të drejtën për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi në Rusi.
“Vendimi për të lejuar Kievin të godasë është aty, të gjitha kartat e bardha,’bekimin’ u janë dhënë klientëve të Kievit,” tha ai të shtunën.
Më herët gjatë ditës ai pretendoi se Moska e dinte se ishte marrë një vendim dhe ia kishte transmetuar Kievit, por nuk tha se cili ishte ai vendim.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë njoftim publik pas takimit të Starmer me Biden dje dhe mbetet e paqartë nëse një vendim është arritur në përgjigje të lutjeve të Kievit.
Ryabkov vazhdoi kërcënimet që Moska ka bërë për këtë çështje, duke i thënë agjencisë ruse të lajmeve Tass se “ne do të përgjigjemi në një mënyrë brutale. Këtu ka një element rreziku serioz, sepse kundërshtarët në Uashington, Londër dhe vende të tjera nënvlerësojnë qartë shkallën e rrezikshmërisë së lojës që vazhdojnë të luajnë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




