Rutte: Putini duhet ta kuptojë se NATO nuk do të dorëzohet për Ukrainën

Me marrjen e detyrës, shefi i ri i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte u shpreh se lideri rus Vladimir Putin duhet ta kuptojë se NATO nuk do të përkulet në mbështetjen e saj për përpjekjet luftarake të Ukrainës.
“Sa më shumë ta ndihmojmë Ukrainën për momentin, aq më shpejt do të përfundojë kjo. Putini duhet ta kuptojë se ne nuk do të dorëzohemi, se duam që Ukraina të triumfojë”, tha Sekretari i Përgjithshëm në një konferencë shtypi.
Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim të politikës nga shefi i ri i NATO-s Mark Rutte, i cili zëvendësoi Jens Stoltenberg në postin e Sekretar i Përgjithshëm të Aleancës.
“Pritshmëritë tona janë të atilla se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të vazhdojë të punojë në të njëjtin drejtim në të cilin ka punuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se presidenti Vladimir Putin e njihte mirë Rutten nga takimet e kaluara.
“Dikur kishte shpresa për mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira pragmatike – të paktën një dialog i tillë u zhvillua – por më pas, e dimë se Holanda mori një pozicion mjaft të papajtueshëm, një pozicion për përjashtimin e plotë të çdo kontakti me tonën. Prandaj, ne nuk mendojmë se do të ndodhë ndonjë aspekt i rëndësishëm në politikën e Aleancës”, tha Peskov.
Rutte ka marrë detyrën e NATO-s në një moment kritik të luftës në Ukrainë, ku forcat ruse po përparojnë në lindje të vendit dhe pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
“Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran, i pavarur dhe demokratik”, u tha Rutte gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




