Salah tremb tifozët: Fitorja e fundit kundër Sitit me fanellën

Mohamed Salah, pas fitores të Liverpulit kundër Manchester Cityt, ngrin tifozët e tij: “Unë po shijoj çdo minutë këtu, ndihem si në shtëpinë time. Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në Anfield dhe të fitosh ndeshje.
E ardhmja ime? Sinqerisht, kjo është ndeshja e fundit që do të luaj për Liverpulin kundër Manchester Cityt, kështu që doja vetëm ta shijoja”, ka thënë sulmuesi egjiptian.
Ka disa kohë që klubi anglez dhe sulmuesi nuk po gjejnë dakordësinë për rinovimin e kontratës, që skadon në verën e vitit 2025.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




